Monday, March 17, 2008

Kjo nuk eshte 'zone' fatkeqesie - kjo eshte 'zone' qeverie!



Duke kuptuar momentin e veshtire qe po kalon Shqiperia dhe duke vleresuar dinjitetin e qytetareve per te treguar respekt ndaj familjeve te viktimave gjate katastrofes se radhes ne Shqiperi, nuk mund te qendroj ne heshtje ndaj padrejsise qe po i shkaktohet pafund popullit shqiptar nga injoranca institucionale dhe mungesa e aftesive te politikaneve qe mbajne 'frenat' e vendit. Po po, kjo nuk ishte fateqesi, as tragjedi – por katastrofe dhe keqmenaxhim i plote nga ana e autoriteteve shqiptare. Per kete arsye, duhet filluar sa me pare gjetja e shkaqeve dhe venia para pergjegjesise e fajtoreve te kesaj ngjarjeje. Nese dicka e ketyre permasave do ndodhte ne Angli, ju siguroj qe mediat, opozita dhe grupet civile do i hidheshin ne gryke kryeministrit dhe qeverise nese do kishte arsye per keqmenaxhim.

Dhe tek kjo ngjarje, ngado qe i hedh syte mban ere e keqe dhe inefikasitet total. Punetoret e pakualifikuar, prezenca e femijeve ne repart, e inxhinjereve specialiste, forca te pakta te armatosura, mungesa e procedurave te sigurise, tregetia e mundshme e fishekeve, kontrata e kompanise pa tender, jane vetem disa nga arsyet perse ketu ka vend per te uleritur.

Gjithashtu, ne c’menyre punesohej stafi dhe kush i filtronte detajet e tyre personale dhe aftesite profesionale per te bere nje pune te tille? Pra sa te lehte do ta kishte nje terrorist apo kriminel te futej dhe te punesohej ne baze dhe kur t’i tekej te hidhte ne ere municionet? Perse keta punetore paguheshin me rroga qesharake? Vetem kjo deshmon qarte per nivelin e ulet te aftesive te tyre. Po sigurine ne repart kush e mbante? Cfare rregullash per evakuim te personalit ne rast katastrofe kishte kompania? Sa beri qeveria per minimizimin e risqeve? A kishte inspeksione te vazhdueshme te reparteve te tilla nga ana e min se mbrojtjes? Perse kaq prane aeroportit dhe fshatrave te banuara? Perse kryeministri e quan fatkeqesi dhe jo deshtim???

Le t'i kthehemi fakteve. Sipas VKM (vendim i keshillit te ministrave) te miratuar nga Qeveria Berisha, Ministria e Mbrojtjes kishte pergjegjesine e mbikëqyrjes se procesit të çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve dhe të nënprodukteve, të rrjedhura prej tyre. Po ne te njejtin VKM thuhet:

Procesi i çmilitarizimit e çmontimit të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të Forcave të Armatosura, duke regjistruar me hollësi të dhëna për regjimin, lëvizjen dhe sasinë e municioneve të dorëzuara dhe të atyre të çmontuara e të çmilitarizuara, si dhe të produkteve të tyre, pas çmontimit dhe çmilitarizimit.

Pra ku ishin keto forca, sa ishin dhe cfare kane bere deri tani? Cfare mendon komandanti tyre???

Per t’a prere shkurt - akuzat ndaj qeverise duhet te kishin filluar qe mbreme pa pike hezitimi. Ky eshte nje rast tipik i nje katastrofe te evitueshme dhe eshte 1500% pergjegjesia e qeverise ne fuqi, e cila nuk ka garantuar nje siguri strikte proceduriale per nje operacion te kesaj natyre.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duhet te jape doreheqjen menjehere per arsye morale. Komandanti Topi te kerkoje falje publike per deshtimin e forcave te armatosura dhe qeveria Berisha te marre persiper gjithe koston e rindertimit te shtepive dhe demshperblimit te familjeve te viktimave. Pa harruar patjeter, qe pronaret/drejtoret e kompanise si dhe te gjithe personat juridike te implikuar ne kete ceshtje duhet te ndiqen penalisht per t’a zbardhur sa me shpejt kete ngjarje makaber. Ne fund te fundit, duhet pranuar hapur se kjo nuk eshte 'zone' fatkeqesie, sice deklaroi Kryeministri Berisha - kjo eshte 'zone' qeverie!