Wednesday, May 13, 2015

At the European Parliament

At the European Parliament
@ the European Parliament

Discussing with regional and EU representatives on the development of the necessary political culture and need to broaden political dialogue across South-East Europe if we want to create the necessary conditions for a sustainable democratic order across the region. 





During his intervention, Ralf Gjoni said that countries in South-East Europe need to cultivate a more positive culture of political dialogue, with each country needing to be more productive in terms of their specific European agenda. 

"The problem in the Balkans is when 
opposition political parties chronically refuse to participate at the legislative process, although all necessary conditions for dialogue have been created". - added Gjoni.  

The Chief Foreign Policy Adviser concluded: "In this context, messages coming from Brussels are crucial and need to be consistent and all-inclusive. Whatever the narrow political interests at the European Parliament, Brussels should constantly make clear through an all-party consensus that parliamentary boycott is an unacceptable practice by today's democratic norms. 
Grateful to MEPs Knut Fleckenstein, Eduard Kukan and Elmar Brok for their efforts.".

Kongresi i PES në Romë konfirmon kandidaturën e Martin Schulz për President të Komisionit Evropian. LSI përfaqësohet nga Sekretari Ndërkombëtar Ralf Gjoni

02 mars 2014

 
Partia e Evropianëve Socialistë (PES) mblodhi këtë fundjavë Kongresin Elektoral në Romë, me pjesëmarrjen e liderëve të majtë dhe përfaqësuesve të partive social-demokrate evropiane, midis të cileve ishin Kryeministri i ri i Italise Matteo Renzi, Kryeministri i Francës Jean Marc Ayrault, Kancelari i Austrisë Werner Faymann, Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos, si dhe kryetarë e përfaqësues të tjerë të partive social-demokrate nga e gjithë Evropa.

Levizja Socialiste për Integrim u përfaqësua në këtë Kongres nga Sekretari Nderkombëtar Ralf Gjoni, i cili në kuadër të Kongresit mori pjesë edhe në takimin e veçantë të Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor, dejtuar nga Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Kristian Vigenin, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike të vendeve të Ballkanit dhe Eurodeputetët anëtarë të Grupit. Në takim ishte i pranishëm edhe Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit dhe të axhendës ambicioze të qeverisë shqiptare gjatë muajve të fundit.

Gjatë këtij takimi Sekretari ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni u shpreh se Shqipëria gjatë vitit të kaluar ka bërë hapa të medhënj përpara në konsolidimin e demokracisë së saj dhe se zhvillimet pozitive të vendit janë një lajm i mirë edhe për rajonin. Gjoni theksoi se pavarësisht shtyrjes së miratimit të statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor nga disa vende anëtare, mazhoranca qeverisëse është e vendosur në axhendën e reformave të saj, të cilat janë të vonuara dhe kërkohen nga qytetarët, të cilët presin rezultate konkrete në fushat e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Ralf Gjoni tha: “Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dua të falenderoj të gjithë miqtë social-demokratë të Shqipërisë në PES dhe në Parlamentin Evropian të cilët nuk e kanë ndalur asnjëherë mbështetjen e tyre gjatë këtyre viteve për axhendën evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit, dhe të shpreh shpresën tonë për një rezultat sa më të suksesshëm të partive social-demokrate në zgjedhjet e evropiane, që do konsolidonte të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit, veçanërisht në kontekstin e forcimit të partive radikale në disa vende të Bashkimit Evropian”.

Në përfundim të Kongresit të PES, mbi 91% e delegatëve votuan masivisht në favor të kandidaturës së Martin Schulz për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, që gjatë zgjedhjeve të ardhshme evropiane do të zgjidhet për herë të parë përmes votës së drejtpërdrejtë të votuesve në vendet anëtare të BE. Martin Schulz gjatë fjalës së tij përshëndetëse, tha: "Dua të jem Presidenti i parë i Komisionit Evropian që nuk është rezultat i marrëveshjeve në zyrat e Brukselit, por rezultati i votës demokratike. Unë dua vetëm një marrëveshje, atë që bëhet vetëm me zgjedhësit evropianë”.

PES adoptoi gjithashtu edhe manifestin e fushatës elektorale në Romë, i cili do të bazohet në shtyllat e punësimit, rritjes ekonomike, reformës së sektorit financiar në Evropë, ruajtjes së rrjetës sociale evropiane dhe forcimit të lidershipit evropian në botë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Zgjedhjet evropiane do të mbahen në 28 vende anëtare të BE-së në 22-25 Maj 2014, nga të cilat do të zgjidhen 751 Eurodeputetë. Presidenti i Komisionit Evropian do të zgjidhet nga maxhoranca e Eurodeputetëve pas propozimit nga Këshilli Evropian. Nëse partitë socialdemokrate arrijnë të fitojnë shumicën në Parlamentin Evropian, atëhere kjo do të konsolidojë kandidaturën e Martin Schulz për President të Komisionit Evropian.


Albanian official: We are much more pro-European than several EU members

Published: 16/06/2014 by EurActiv

Greece and Italy play a catalytic role for the European perspective of the Albanian people, who are much more pro-European than in many EU member countries, says Ralf Gjoni.


Ralf Gjoni is Chief Foreign Policy Adviser at the Albanian Parliament and International Secretary of the Socialist Movement for Integration of Albania (LSI). He spoke to EurActiv Greece’s Sarantis Michalopoulos ahead of an EU summit on 26-27 June.




According to reports in Prague, the Czech Republic is ready to block Albania’s EU perspective at the upcoming EU summit in June due to a dispute between ČEZ, the Czech state-controlled power utility, and the Albanian state. Have you been in contact with the Czech government? What are the latest developments? 

I believe that these are just rumours across some media outlets, as the information I have is that the Czech Republic has been and continues to be a firm supporter of Albania’s and the Region’s EU integration.

Any commercial or legal issues that are inherited from the past can be dealt with through the right legal international institutions, and as far as I know, negotiations between both governments on the CEZ issue are ongoing. I am confident that during the Council meeting, the Czech Republic, alongside other EU members will take into consideration the EU Commission latest report which reconfirms the recommendation for granting EU Candidate Status for Albania.

Are you satisfied with the Greek government’s assistance on Tirana’s EU push after the Dutch veto?

Albania and our region are lucky to have two very good neighbours sharing the EU Presidency, Greece and Italy. We are grateful for the continuous support Greece gives to Albania in its European path and I’m certain that this positive push will continue with the Italian Presidency also.
Relations between Albania and Greece are excellent and this is reflected through the very frequent and high level of visits between our countries. Greek President Papoulias, Speaker of Parliament Meimarakis and Foreign Minister Venizelos have visited Tirana recently, while several Ministers of our Government have been received in Greece also. This shows the quality of a special relationship both countries enjoy. We count on Greece as a good neighbouring country to push for a positive decision during the next Council meeting this month.

Are you aware of any objections against Albania’s EU candidacy by other EU member states?
Predicting EU decisions, especially on enlargement issues, is quite a challenging task, but I believe that Albania has fulfilled all its obligations and the EU should now recognise that through a positive decision this month.

If I may quote the Council’s conclusions last December, member states agreed that “In the light of this report, and on the understanding that Albania builds on the encouraging progress made so far, the Council looks forward to a decision regarding granting candidate status to Albania in June 2014...”. It is a well deserved decision and long overdue now, because it recognises the progress made within the country, and also Albania’s weight and positive role it plays in the region.

In case Albania is not granted candidate at the June summit, what's next?

We are European and no one can change that. In fact, Albanians are much more pro European than several EU members at this time, if we take into account the rise of extreme movements across the continent during the last European elections.

Albania and Albanians as a nation will continue to work hart to improve our living standards and we will continue to step up the pace of our already initiated reforms, with EU assistance of course. We will also continue to strengthen our positive regional weight.

But I also believe that the EU has to take a closer look at the Balkans and recognize the progress made over the years, despite the numerous challenges and problems we face, which in some cases are shared by other EU members. Therefore I believe that if some member states lose their euro-enthusiasm, we have to unite efforts with those pro European countries to uphold the European values in which we so strongly continue to believe.

Full Article at http://www.euractiv.com/sections/enlargement/albanian-official-we-are-much-more-pro-european-several-eu-members-302813 
 

Tuesday, May 12, 2015

The Netherlands vetoes Albania’s EU candidate status

Published: 13/12/2013

EurActiv EXCLUSIVE / The Dutch parliament has voted against a government proposal to grant Albania the status of EU candidate, preventing EU leaders from rubberstamping the proposal during a summit in Brussels on 19-20 December. 


The development is likely to inflict a heavy blow to the accession hopes of the Western Balkan nation, which according to the Commission has delivered on EU requirements and so should be granted the status of candidate country.

Positions: 
 
Ralf Gjoni, Senior Foreign Policy of the Albanian Parliament, made the following comment to EurActiv Greece:

"As reflected in the last progress report, Albania has made immense progress and huge efforts to deserve the candidate status. All political forces are united in keeping the European agenda as a national priority.

“The Dutch vote in their national Parliament is incomprehensible, unfair and does not take into account the regional impact of such a decision. It is also an indication of the size of internal problems certain EU countries are going through.

“We have long advocated that European integration keeps the entire western Balkans on the right path of progress and stability.

“Saying NO to Albanians, is not the right message to the region, and would discourage our pro-European efforts. Despite the Council's decision we will continue with our reform agenda, standing firm in our belief that European values are still alive. But an EU without the entire Balkans in it, is not the kind of Europe I would want".

Full Article at: 

EurActiv.com

Tirana expects Greek-Italian support for its EU push

Published: 21/10/2013

The rise of euroscepticism fears Tirana 

Ralf Gjoni, foreign policy adviser to the speaker of the Albanian parliament, said that tension was mounting in Tirana ahead of the European Parliament elections, due to take place in May 2014.

"As we get closer to European elections, we are sadly reminded of the danger of radical forces getting stronger in some countries. This would be a disaster for Europe and a disaster for the Western Balkans”, he stated.

“We know that Europe works, and we should all work hard to fight euroscepticism, to prevent radicals from entering the European Parliament," added.

Full Article
http://www.euractiv.com/enlargement/tirana-counts-greek-italian-supp-news-531201


Ralf Gjoni: LSI forcon lidhjet me Partinë Laburiste Britanike   
29/09/2013

Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni mori pjesë këtë javë në Konferencën vjetore të Partisë Laburiste Britanike që u zhvillua në Brighton. 


Mbi 10,000 delegatë nga Britania e Madhe dhe përfaqësues nga partitë motra në botë morën pjesë në këtë Konferencë vjetore, në të cilat u shtruan tezat themeltare ideologjike mbi të cilat do të mbështetet fushata zgjedhore e laburistëve në 2015.


Ralf Gjoni si përfaqësues i LSI në këtë event, zhvilloi edhe disa takime me krerë të lartë të Laburistëve, veçanërisht me ekipin në hije të politikës së jashtme të partisë. Gjoni u takua me Douglas Alexander, Ministër i Jashtëm në Hije, Emma Reynolds, Ministre për Evropën në Hije, Jim Murphy, Ministër i Mbrojtjes në Hije si dhe me ekipin e sekretariatit ndërkombëtar. Gjithashtu Sekretari Ndërkombëtar i LSI u takua edhe me Kryetarin e Partisë Laburiste Ed Miliband dhe me Nën-Kryetaren Harriet Harman gjatë punimeve të kësaj konference. 

Gjatë këtyre takimeve, Ralf Gjoni i informoi miqtë laburistë për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe mbi prioritetet e koalicionit të ri qeverisës. Ai u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një epokë të re të integrimit evropian dhe theksoi se mbështetja e Partisë Laburiste si parti pro-evropiane do t’a shtonte peshën e mbështetjes që Britania e Madhe i jep Shqipërisë në këtë drejtim. 


Ministrja për Evropën në Hije Emma Reynolds, rikonfirmoi angazhimin e pandryshuar të Laburistëve për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe shprehu dëshirën për të forcuar lidhjet ndër-parlamentare si një urë miqësie mes dy vendeve dhe mes dy partive. 

Gjatë takimeve të tij, Ralf Gjoni kërkoi gjithashtu mbështetjen laburiste për rishikimin e politikave të liberalizimit të vizave nga Britania e Madhe, si një lehtësim për qytetarët shqiptarë dhe si kontribut për rritjen e shkëmbimeve akademike, tregtare e njerëzore mes dy vendeve. 


I sapokthyer nga Konferenca Laburiste, Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni u shpreh:

Dua të falenderoj Partinë Laburiste për ftesën që i bëri Lëvizjes Socialiste për Integrim në Konferencën vjetore në Brighton, dhe ndjehem tepër i inkurajuar pas kësaj vizite se forcimi i lidhjeve mes LSI dhe Partisë Laburiste do të kontribuojë edhe në forcimin e mbështetjes britanike për integrimin evropian të Shqipërisë  dhe në marrëdhëniet dypalëshe”.

Thursday, February 07, 2013

LSI përshendet takimin mes Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë 



www.lsi.al

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dëshiroj të përshëndes takimin midis Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe Presidentit të Republikës së Serbisë z. Tomislav Nikolic, i cili u zhvillua mbrëmë në Bruksel falë ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian

Vlerësojmë kurajën dhe përgjegjshmërinë e lartë politike të treguar nga të dy palët, në interes të axhendës evropiane dhe në të mirë të qytetarëve të tyre.

Takimi midis Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, është shumë i rëndësishëm jo vetëm për nga simbolika historike e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe për sa i përket jetës në terren të qytetarëve dhe pakicave kombëtare në të dy vendet.

Shprehim bindjen e plotë se takimi i djeshëm, është një gur me peshë në murin e dialogut dhe bashkëpunimit që po ndërtohet kohët e fundit nga Prishtina dhe Beogradi.

Jemi thellësisht mirënjohës ndaj strukturave të Bashkimit Evropian, veçanërisht ndaj Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Baroneshës Ashton, për të gjitha përpjekjet dhe ndërmjetësimin që garantojnë avancimin e dialogut dhe që po rezulton në një normalizimim pozitiv të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtruar në mënyrë të sigurt rrugën e perspektivës evropiane të të dy vendeve.

Jemi të bindur se vazhdimësia e dialogut dhe përqendrimi i punës në prodhimin e rezultateve konkrete, do rrisë garancitë e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit dhe do lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve të të dy vendeve, duke rritur njëkohësisht të drejtat dhe standartet e pakicave kombëtare.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për SHBA, për mbështetjen e fuqishme që i japin dialogut dhe proceseve integruese të Kosovës, Serbisë dhe zhvillimit të të gjitha vendeve tona.

E teksa përgatitemi të festojmë 5 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, kujtojmë të shkuarën e dhimbshme, vlerësojmë arritjet e sotme, dhe ndjehemi të sigurt në të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian, si rruga e vetme për të gjithë popujt e Ballkanit. Për këtë arsye, u  bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë e socialë në Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe në rajon, të punojnë konstruktivisht, në mënyrë që t’a lehtësojmë së bashku mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe të garantojmë klimën e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe të fqinjësisë së mirë mes të gjithë vendeve tona.

Jahjaga-Nikoliç: Një shuplakë për oportunistët pseudo-nacionalistë

Gazeta MAPO
Nga Ralf gjoni

Takimi historik midis Presidentes së Kosovës, Jahjaga dhe Presidentit të Serbisë, Nikoliç, duhet përshëndetur jo vetëm për kurajën politike të download (10)treguar nga të dy palët, por edhe për simbolikën e një normalizimi që po konsolidohet së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë, falë ndërmjetësimit kushtëzues e frytdhënës të Bashkimit Europian. Të dy faktorët duhet të kuptohen qartë dhe të mos neglizhohen për nga pesha e tyre historike.

Takimi Jahjaga – Nikoliç vjen pas katër raundeve bisedimesh mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç, dy ish-oponentë lufte, të cilët nëse do ishin takuar në fushë-betejë do e kishin eliminuar njëri-tjetrin, të paktën sipas këtij të fundit. Sot ata i japin dorën njëri-tjetrit në Bruksel, duke prodhuar një fushë dialogu dhe rezultate konkrete e të prekshme në terren, siç është marrëveshja e menaxhimit të kufirit të integruar apo hapja e zyrave përfaqësuese diplomatike, pavarësisht emërtimit në letër.

Para 10 vitesh këto zhvillime ishin të paimagjinueshme. Sot, ndërsa përgatitemi të festojmë 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket një realitet pozitiv i pakthyeshëm.

Në mars 2010, Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta do të deklaronte në Beograd se vizita e tij akullthyese korrespondonte me 7-vjetorin e vrasjes së shëmtuar të një miku të dashur, Kryeministrit Zoran Xhinxhiç, një njeri që përballoi sfidat dhe kishte vizionin dhe kurajën të kuptonte rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, në frymën e integrimit rajonal dhe europian të vendeve tona.

Kjo deklaratë ishte sa e qëllimshme, aq edhe domethënëse, për shkak se vizioni dhe kuraja politike i ka munguar Ballkanit gjatë këtyre 20 viteve. Por kjo mungesë serioziteti vihet re edhe më qartë në vendet e ish-Jugosllavisë, ku përgjatë viteve rezultoi shkatërruese për popujt e rajonit. Kuraja në Serbi ka të bëjë me menaxhimin e opinionit të brendshëm publik, ndërsa vizioni lidhet ngushtë me përgjegjshmërinë kombëtare dhe reflektimin e klasës politike mbi kuptueshmërinë e realitetit në terren. Kjo e fundit, vendos fatin e të parës. Në terma konkretë, shtetarët serbë e kuptojnë shumë qartë se Kosova është e pavarur, e mbrojtur për nga integriteti territorial, dhe e pakthyeshme në atë entitet të mëparshëm që quhej Jugosllavi. Xhinxhiç e kishte kuptuar dhe pranuar këtë me kohë, ndaj kishte kurajën për të shpalosur një vizion largpamës që do e çonte Serbinë shumë më përpara, vizion ky që ishte i papranueshëm për ultra-nacionalistët dhe që i kushtoi jetën.

Shumë vite më pas, në kontekstin e një zone historike me klane politike nacionaliste të fuqishme në opinionin publik, grupime këto që kundërshtojnë fort negociatat mes dy vendeve si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë, drejtuesit përkatës të Beogradit dhe Prishtinës posedojnë mjaftueshëm kredenciale nacionaliste e patriotike për të çuar përpara një marrëdhënie të qëndrueshme e frytdhënëse e për t’u bërë ballë kritikave vendase për tradhti kombëtare.

Kuraja politike e treguar nga krerët e lartë të Serbisë dhe Kosovës ka mundësuar krijimin e një vizioni më të qartë për Beogradin dhe po rezulton në evoluimin e marrëdhënieve nga një stad ngrirjeje totale deri para një viti, në fillimin e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv, që për rrjedhojë do të gjenerojë një realitet të ri jo vetëm për të dy vendet, por edhe për të gjithë rajonin dhe qytetarët që jetojnë në të, si nga aspekti politik, ashtu edhe ai socio-ekonomik. Për këtë arsye, ky dialog mbështetet nga Tirana zyrtare dhe duhet përshëndetur e inkurajuar nga të gjithë faktorët politikë në Kosovë dhe Serbi.

Por është e qartë se formësimi i vizionit të ri të Beogradit dhe kurajës së treguar së fundmi nga të dy palët, nuk do të ekzistonte pa ‘shkopin’ dhe ‘karotën’ e BE-së, mbështetur fuqimisht edhe nga SHBA. Dhe ky rol parësor që ka marrë diplomacia europiane, për herë të parë, në uljen e konfliktit dhe rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së një rajoni brenda kontinentit të vjetër, ka domethënien e saj historike, si për Ballkanin ashtu edhe për vetë Bashkimin Europian.

Nëse ndalimi i dhunës në ish-Jugosllavi dhe veçanërisht në Kosovë kërkoi ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, motorizuar nga SHBA, sot normalizimi i marrëdhënieve brenda rajonit të Ballkanit kërkon ‘karotat’ europiane. Perspektiva europiane e vendeve të rajonit brenda axhendës së zgjerimit të BE-së, nuk është thjesht një terminologji retorike. Po duket qartë që integrimi europian lidhet ngushtë me një marrëdhënie të kushtëzuar të Brukselit me vendet e rajonit, e cila po rezulton pozitive në terren, si për nga konsolidimi demokratik i këtyre vendeve, ashtu edhe për nga perspektiva e rritjes së mirëqenies për qytetarët.

Në rastin konkret, ndërmjetësimi i Shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton mes Serbisë dhe Kosovës, ka rezultuar së pari në kanalizimin e Serbisë në rrugën e integrimit europian duke ofruar perspektivën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, dhe në një perspektivë të qartë të liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë shoqëruar nga Studimi i Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së. Në të kundërt, futet në përdorim ‘shkopi’, i cili ka të bëjë me regresin apo ngrirjen e procesit të integrimit.

Që prej rënies së regjimit brutal të Millosheviçit, fuqia transformuese e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, tashmë duket se është një koncept i prekshëm dhe i pakontestueshëm.

Në këndvështrimin historik, paralelizmi institucional që del nga këto takime është shumë i rëndësishëm dhe ndoshta më domethënës se vetë substanca e marrëveshjeve të arritura nga bisedimet. Fakti që Kryeministrat dhe Presidentët e të dy vendeve takohen, pavarësisht terminologjisë juridike të përdorur nga pala serbe, është një njohje de-fakto e Kosovës si shtet dhe e përfaqësuesve institucionalë të saj nga Beogradi.

Ndaj për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, si parti me fokus të veçantë në perspektivën evropiane të rajonit tonë të zjarrshëm, avancimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës është një lajm i mirë për qytetarët e të dy vendeve, dhe një shuplakë për oportunistët pseudo-nacionalistë… kudo që ata ndodhen!

Tuesday, February 05, 2013

LSI ne Takimin mbi Ballkanin Perendimor me Eurodeputetet Socialdemokrate.



LSI u perfaqesua nga Sekretari Nderkombetar Ralf Gjoni ne Takimin e dyte mbi Ballkanin Perendimor i organizuar ne Trieste nga Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Evropian.

Gjate diskutimeve me eurodeputetet, Ralf Gjoni shprehu mirenjohjen e LSI per mbeshtetjen e vazhdueshme qe eurodeputetet e majte i japin vendeve te Ballkanit Perendimor, dhe vecanerisht Shqiperise ne procesin e integrimit evropian.

Ne kete kontekst, Ralf Gjoni u shpreh se ne kendveshtrimin e LSI, Shqiperia ishte shume afer marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE, por qe fatkeqesisht u bllokua ne menyre te panevojshme nga mungesa e vullnetit dhe konsensusit politik. Gjoni shprehu keqardhjen per kete refuzim qe klasa politike shqiptare i beri vullnetit pozitiv te treguar nga Brukseli.

Gjoni nenvizoi se pavaresisht polarizimit te retorikes ne vend 5 muaj para zgjedhjeve, LSI eshte e vendosur ne vazhdimesine e kontributit te saj moderues ne interes te bashkepunimit politik, duke qendruar jashte debateve konfliktuale. Ne kete drejtim Ralf Gjoni ftoi eurodeputetet e pranishem, te vazhdojne inkurajimin e klimes konsensuale ne vend dhe te perdorin influencen e tyre ne Parlamentin Evropian me qellim qe vemendja ndaj Shqiperise dhe vendeve te tjera te rajonit nga strukturat e BE te mos bjere ne te ardhmen.  

Lidhur me zhvillimet ne rajon, Ralf Gjoni denoi aktin e panevojshem te forcave serbe ne Luginen e Presheves duke theksuar se incidenti i papranueshem nuk duhet te terheqe vemendjen nga avancimi i dialogut mes Kosoves dhe Serbise, si nje proces tejet i rendesishem per stabilitetin e rajonit.

Gjoni perfundoi duke denuar gjithashtu cdo retorike oportuniste nacionaliste qe perdoret ne te gjitha vendet e rajonit, duke theksuar se Shqiperia do te vazhdoje perqasjen e saj pozitive e konstruktive rajonale, ne interes te integrimit evropian te te gjithe fqinjeve dhe ne sherbim te sigurise dhe stabilitetit ne rajon.
Interview for Albanian Daily News
 
Presevo Valley is not alone! We will build the new maternity hospital for the residents.
 
SMI International Secretary: Albanian diplomacy will continue its constructive line, despite Serbia’s brutal behaviour.




ADN: Mr. Gjoni, in your view, what is taking place in the Presevo Valley?

Ralf Gjoni: We believe that Serbia’s decision to bring down the monument dedicated to the UCPMB’s veterans is an unnecessary act of brutality against the Albanians of southern Serbia, which in my view shows signs of Albanophobia while it gives a clear signal of negative developments in the region. If Serbia is serious about its engagements towards the EU and aims to achieve good neighbourly relations, its leaders should understand that peace and stability in the Balkans do not come through masked special forces or through Kalashnikovs and terror exercised against the Albanians of the Presevo Valley, but through concrete programmes of economic development and employment for the area. Serbia’s leaders have decided to choose the path of terror and conflict, showing to the world they are militarily in control of the area. The message given is that Albanians in Serbia should “shut up” and obey the orders of Belgrade. For us, as SMI, a party in Government in Tirana, Serbia’s actions are deplorable, and its leaders should know clearly that times have changed from the era of Milosevic, and that Albanians in the Presevo Valley are no longer alone or isolated.

ADN: But, don’t you think that Serbia has a right to protect its territorial integrity?

Ralf Gjoni: I believe that a civilised country should first protect and serve its citizens, and at the same time ensure security within and around its borders. But this is not the case in the Presevo Valley. The UCPMB monument, was not a threat to the lives of other citizens in Serbia. Instead, it is an expression of the national pride and identity of Albanians, as a minority within Serbia. As such, Serbia is in breach of the European Convention of Human Rights, which embodies the rights of minorities and their freedom of expression. This is not how minorities are treated across democratic countries in Europe. Unfortunately, Serbia has shown that it has a long way to go in guaranteeing better rights and conditions for the Albanians in the Presevo Valley, while continues to regard them as third class citizens.

ADN: How do you view PM Berisha’s statement that Tirana will review its relations with Belgrade, and do you believe that Albania’s and Kosovo’s response has been adequate?

Ralf Gjoni: I believe that the response of the Albanian diplomacy has been in line with our constitutional duty to protect the rights and interests of Albanians outside of Albania. Since the historical visit of Mr. Meta to Belgrade and then to Presevo, a lot of things have changed. We have now removed visas between Albania and Serbia, human exchanges have increased drastically between Presevo and Tirana while some initiatives have taken place in aid of the residents. 

While some isolated and unacceptable incidents of vandalisms in Kosovo have taken place, and some rhetoric from the albanosphere has been quite harsh, I believe that Albania should not lower its standards to those of Serbia. We pride ourselves as the country with the most constructive and positive foreign policy in the region, and despite emotional provocations from negative elements in the region, we should continue our constructive policy, but at the same time being firmer in defending the interests of Albanians across the region, by using every bilateral and multilateral mechanism we have at hand. Mr. Meta also spoke with Mr. Ragmi Mustafa on the phone and encouraged him and other Albanian leaders to remain calm and act responsibly, while guaranteeing them of Tirana’s full support. 

On the other hand, we believe that the dialogue between Kosovo and Serbia should go ahead and that the positive momentum achieved in the region in recent years, together with our strategic international partners, should not be allowed to be spoiled. 

However, we encourage Serbia’s leadership to abandon old, outdated methods and engage constructively and actively with the Albanians of the Presevo Valley. As raised during Mr. Meta’s visit to Belgrade, but also by Mr. Panariti in his recent meetings, Serbia needs to start investing in the forgotten Presevo Valley and should allow Albanians to have access to jobs in the state administration in the area. Also, Serbia should invest much more in infrastructure and not delay building the maternity. You should be aware that the economic isolation of the area, results in the gradual decrease of the Albanian population in southern Serbia, as many are forced to emigrate. After talks with Presevo’s Mayor Mr. Ragmi Mustafa we have decided to initiate a contribution from Tirana, and we have agreed to finance the maternity through our Government budget. Hopefully, Serbia will not block such contributions from Tirana. We do it not only to help the Albanians living in the Presevo Valley, but also because we believe that only by improving the living standards and opportunities for the area, we can go ahead in securing lasting peace and stability in the region. The response of Tirana and Prishtina should remain within the limits of constructivism and in line with our European aspirations.

ADN: What is the solution to Presevo Valley’s problems and should the international factor play a greater role?

Ralf Gjoni: The EU’s role in mediating talks between Prishtina and Belgrade and in conditioning Serbia in its European path has been crucial and highly important. I believe that both the US and EU are closely following the developments and their influence and contribution is invaluable. However, through its latest acts of force in Presevo, Serbia is showing that it likes to have EU candidate status, but it does not like to act like a candidate country. The EU should take note of that.

In our view, all countries of the region should adhere to the democratic values of Europe, particularly when it comes to its minorities, and should be serious in their path to joining the EU, for our common future lies in Europe, despite certain political leaders who are in power only temporarily. The solution to minimising ethnic conflicts in the Balkans is the removal of barriers, economic development and full integration into the European Union.