Ralf Gjoni: LSI forcon lidhjet
me Partinë Laburiste Britanike
29/09/2013
Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni mori pjesë këtë javë në Konferencën vjetore të Partisë Laburiste Britanike që u zhvillua në Brighton.
Mbi 10,000 delegatë nga Britania e Madhe dhe përfaqësues nga partitë motra
në botë morën pjesë në këtë Konferencë vjetore, në të cilat u shtruan tezat
themeltare ideologjike mbi të cilat do të mbështetet fushata zgjedhore e
laburistëve në 2015.

Gjatë këtyre takimeve, Ralf Gjoni i informoi miqtë laburistë për zhvillimet
e fundit politike në Shqipëri si dhe mbi prioritetet e koalicionit të ri
qeverisës. Ai u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një epokë të re të integrimit
evropian dhe theksoi se mbështetja e Partisë Laburiste si parti pro-evropiane
do t’a shtonte peshën e mbështetjes që Britania e Madhe i jep Shqipërisë në
këtë drejtim.

Gjatë takimeve të tij, Ralf Gjoni kërkoi gjithashtu mbështetjen laburiste
për rishikimin e politikave të liberalizimit të vizave nga Britania e Madhe, si
një lehtësim për qytetarët shqiptarë dhe si kontribut për rritjen e shkëmbimeve
akademike, tregtare e njerëzore mes dy vendeve.
I sapokthyer nga Konferenca Laburiste, Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni u shpreh:
“Dua të falenderoj Partinë
Laburiste për ftesën që i bëri Lëvizjes Socialiste për Integrim në Konferencën
vjetore në Brighton, dhe ndjehem tepër i inkurajuar pas kësaj vizite se forcimi
i lidhjeve mes LSI dhe Partisë
Laburiste do të kontribuojë edhe në forcimin e mbështetjes britanike për
integrimin evropian të Shqipërisë dhe në marrëdhëniet dypalëshe”.
No comments:
Post a Comment