Saturday, October 29, 2011

Ralf Gjoni në Paris: 2010 viti i Evropës në Shqipëri

Gjatë një vizite zyrtare në Paris me ftesë të Departamentit të Komunikimit të Ministrisë së Jashtme franceze, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ralf Gjoni zhvilloi një konferencë për shtyp si dhe një bashkëbisedim me gazetarët në Qendrën e Medias së Huaj (Centre d'Accueil de la Presse Etrangère CAPE) në Paris, qendra ku të gjithë korrespondentët (franceze dhe të huaj) janë akredituar nga Min e Jashtme.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional mes Francës dhe Shqipërisë, dhe në vecanti mes dy Departamenteve të Komunikimit të dy Ministrive të Jashtme.

Gjatë deklaratës së tij për shtyp Gjoni ofroi një ekspoze të hapave të bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit në kuadër të integrimit të saj evropian si dhe informoi mediat e pranishme rreth përmbushjes së kritereve nga Qeveria shqiptare për liberalizimin e vizave. Gjithashtu ai foli rreth angazhimit në kuadër të operacioneve të NATOs, rolit të Shqipërisë në rajon si dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Ralf Gjoni theksoi rëndësinë e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, dhe vuri në dukje se ‘cështja e heqjes se vizave, është së pari një cështje dinjiteti për qytetarët shqiptarë, të cilët meritojnë të udhëtojnë të lirë si gjithë bashkëqytetarët evropianë. Ky proces do të jetë në dobi të zhvillimit dhe forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke forcuar lidhjet dhe shkëmbimet njerezore e ekonomike të Shqiperisë me vendet e BE’.

Per sa i përket rolit të vecantë që Shqipëria luan në rajon, Gjoni tha se: ‘nese kemi parasysh realitetet e reja gjeopolitike në rajon, si dhe praninë e popullësisë shqiptare në vendet fqinjë, politika e jashtme e Shqipërisë luan një rol deciziv për sa i përket properitetit dhe zhvillimit të rajonit’. Këtu ai përmendi edhe vizitën e fundit historike të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Ilir Meta në Beograd, e cila tregoi qartë se një erë e re po fryn në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë si dhe vullnetin e qartë të politikës shqiptare për të kontribuar në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Në fund, Zëdhënësi i MPJ Ralf Gjoni shprehu vlerësimin e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave duke përmendur vizitat e fundit të Kryeministrit Berisha në Paris si dhe atë të Sekretarit të Shtetit Pierre Lellouche në Tiranë. ‘Franca është me të vërtetë një vend mik i Shqipërisë dhe për këtë jemi mirënjohës’, tha Gjoni, duke falenderuar njëkohësisht edhe z. Valero për mundësimin e kësaj vizite zyrtare.

Ndërsa gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Zëdhënësi dhe Drejtori i Komunikimit z. Bernard Valero përshëndeti prezencën e Zëdhënësit shqiptar Ralf Gjoni duke shtuar: ‘vizita e z. Gjoni në Paris zhvillohet në kuadrin e shkëmbimeve që ne po ndërtojmë me homologët tanë shqiptarë dhe ilustron cilësinë e marrëdhënieve tona me Shqipërinë. Dy anëtarë të Qeverisë franceze kanë vizituar Tiranën kohët e fundit, Pierre Lellouche dhe Anne-Marie Idrac. Vizitat e tyre reciproke kanë vënë në dukje cilësinë e bashkëpunimit bilateral me këtë vend dhe potencialin e tij të fortë për zhvillim. Qoftë në kuadër të OKB, NATO apo ONF, ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë shqiptarë të cilët i inkurajojmë në perspektivën e tyre evropiane’.

Mëposhtë lidhje të mediave franceze që mbuluan konferencën e z. Gjoni në CAPE si dhe një artikull të Radio France Internationale:


http://www.capefrance.com/fr/conferences/2010/3/1895.html

http://www.euractiv.fr/elargissement-0/article/2010/03/30/2010-annee-europe-en-albanie_66065

http://www.rfi.fr/contenu/20100331-albanie-frappe-nouveau-porte-union-europeenne

https://pastel.diplomatie.gouv.fr/editorial/actual/ael2/pointpresse.asp?liste=20100330.html&submit.x=11&submit.y=9&submit=consulter

No comments: