Wednesday, November 07, 2012

LSI – Obama fitore e merituar, sukses për demokracinë në botë.
 
Ralf Gjoni – Politika shqiptare ka nevojë për etikën e lartë politike amerikane.

Gjatë një interviste për Ora News, Sekretari Nderkombëtar i LSI-së Raf Gjoni shprehu kënaqësinë për mënyrën si u zhvillua fushata elektorale në SHBA, duke e cilësuar fitoren e Presidentit Obama, jo vetëm si një sukses të tij, por të të gjithë zhvillimit të demokracisë në botë.

Ralf Gjoni u shpreh se përshëndetja e ndërsjelltë mes dy kandidatëve pas rezultatit, është kulturë tashmë e mirë themeluar në një demokraci të konsoliduar si SHBA, ku humbësi i zgjedhjeve i shtrëngon dorën fituesit, duke i uruar suksese në punën e tij, dhe duke i lënë hapur edhe derën për bashkëpunim.

Gjoni tha: “Është një kulturë tejet e lartë demokratike, një etikë shumë e lartë politike... një etikë e munguar në Shqipëri, ku humbësi asnjëherë nuk e pranon humbjen, por gjithmonë mundohet të gjejë pretekste për të justifikuar humbjen e tij. Pra mendoj që është jo vetëm një traditë e mirë themeluar në Amerikë, por është edhe një shembull shumë i madh që duhet ndjekur nga e gjithë bota dhe veçanërisht nga klasa politike shqiptare, e cila ka jashtëzakonisht nevojë për një etikë më të lartë politike, për një qytetari më të madhe në politikëbërje dhe për një sens përgjegjshmërie kombëtare shumë më të madhe, ashtu siç kemi parë gjatë javëve të fundit dhe sidomos ditën e djeshme në SHBA”.

Ralf Gjoni shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë gjithnjë për një etikë më të maturuar, më të pjekur të politikëbërjes në Shqipëri. “Gjithnjë kemi bërë thirrje për bashkëpunim. E kemi bërë këtë me besimin e plotë se klasa politike mundet të punojë së bashku. Bashkëpunimi politik, për ne si LSI, është një domosdoshmëri dhe duhet të jetë gjithnjë një praktikë në vazhdimësi, jo një praktikë sporadike që  e hasim ose e shohim vetëm atëherë kur miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë ndërhyjnë dhe të na shtyjnë përmes presionit ti puqin të dy palët bashkë, për të arritur marrëveshje të caktuara”. 

Ne si LSI po mundohemi fort që t’a institucionalizojnë kulturën e politikëbërjes qytetare dhe etike në Shqipëri, ndaj duhet të marrim shembull nga SHBA” përfundoi Gjoni.

Intervista e plotë në Ora News
Ralf Gjoni, Sekretar Ndërkombëtar, LSI

Si e gjykoni fitoren e Barack Obamës në zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Së pari, është një sukses për demokracinë jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën, sepse kemi parë një fushatë gjatë javëve dhe muajve të kaluar tejet të nxehur, shumë të fortë, betejë shumë të ashpër midis dy oponentëve, një shpenzim i jashtëzakonshëm, shpenzimi më i madh në historinë e zgjedhjeve të ndonjë vendi, rreth 6 miliardë dollarë janë harxhuar për këtë fushatë. Pra, është fitore e demokracisë së pari, para se të fitonte Barack Obama. Obama ishte rezultat i votës së popullit, pavarësisht marzhit tepër të ngushtë të fitores, avantazhit mbi Mitt Romney, por ishte një fitore e merituar dhe siç pritej. Unë e prisja në fakt që Barack Obama do të kishte një avantazh të lehtë për vetë historinë e 4 viteve të fundit, për vetë ato reforma që ai ka ndërmarrë gjatë këtyre 4 viteve, përballjen që i ka bërë krizës së madhe globale të paprecedentë që prej fillimit të shekullit të kaluar. Të gjitha këto ishin disa avantazhe që Obama i kishte në shportë, le ta themi kështu, para se të shkonte në zgjedhje dhe për të cilat u vlerësua edhe nga votuesit amerikanë, dhe që në fund i dhanë fitoren. 


Ashtu si Obama i cili ishte fituesi i zgjedhjeve, edhe Romney, mbajti një fjalim përshëndetës para elektoratit të tij, një kulturë shumë demokratike që bëri shumë përshtypje. Ai e hapi fjalimin e tij duke i dhënë urimet më të mira presidentit të sapo zgjedhur. Si e shikoni këtë kulturë kaq demokratike?

Së pari, nuk është ndonjë risi, është kulturë tashmë e mirë themeluar në një demokraci të konsoliduar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbësi i zgjedhjeve i shtrëngon dorën, në mënyrë figurative fituesit, duke i uruar suksese në punën e tij, dhe i lë hapur edhe derën për bashkëpunim. Mitt Romney u shpreh qartazi që ai do t’i lutet Zotit që presidenti Obama ta drejtojë vendin në këto kohë të vështira të krizës globale dhe përmes sfidave të mëdha më të cilat përballet Amerika sot. 

Është një kulturë tejet e lartë demokratike, një etikë shumë e lartë politike; dhe do të thosha një komunikim i denjë për vetë atë që përfaqëson populli amerikan, apo demokracia amerikane. Një etikë e munguar në Shqipëri, e munguar në shumë vende te tjera të botës, ku humbësi asnjëherë nuk e pranon humbjen, por gjithmonë mundohet të gjejë pretekste për të justifikuar humbjen e tij. Pra mendoj që është jo vetëm një traditë e mirë themeluar në Amerikë, por është edhe një shembull shumë i madh që duhet ndjekur nga e gjithë bota dhe veçanërisht nga klasa politike shqiptare, e cila ka jashtëzakonisht nevojë për një etikë më të lartë politike, për një qytetari më të madhe në politikëbërje dhe për një sens përgjegjshmërie kombëtare shumë më të madhe, ashtu siç kemi parë gjatë javëve të fundit dhe sidomos ditën e djeshme në SHBA.


Sa kohë do t’i duhet Shqipërisë të marrë shembull nga zgjedhjet në SHBA, duke qenë se edhe ambasadorët kanë apeluar në drejtim të klasës politike që të ndjekin shembullin e zgjedhjeve në SHBA?

Para se ta bëjnë thirrjen ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë thirrjen, e ka bërë prej kohësh populli shqiptar, i cili pritshmëritë nga klasa politike i ka shumë më të larta se nga vetë politikanët që e përbëjnë këtë klasë politike në Shqipëri. Nuk është çudi e madhe që në Shqipëri ka ende probleme të etikës së komunikimit dhe pranueshmërisë së rezultateve të zgjedhjeve sepse jemi një demokraci relativisht e re, 20 vjet demokraci. 

Nuk mund të fillojmë të krahasohemi me të gjitha segmentet e funksionimit të demokracisë amerikane që është një nga demokracitë më të vjetra dhe më të konsoliduara në botë, por mund të marrim shembull, mund të marrim mësime nga kjo demokraci dhe  mund të aplikojmë disa nga këto parime sidomos kur bëhet fjalë për etikën e praktikës së politikëbërjes në Shqipëri sidomos gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të cilat janë tepër problematike. 

Unë mendoj që klasa politike i ka kapacitet për të thithur një etikë të tillë komunikimi kaq të lartë nga Amerika por nuk ka vullnetin për ta vënë në punë këtë lloj etike sepse mendoj që klasa politike shqiptare, partitë politike në Shqipëri ende udhëhiqen nga interesat tepër të ngushta politike dhe personale duke lënë mënjanë interesat madhore të vendit, siç është edhe rasti për shembull në 100-vjetorin e pavarësisë. 

Eshtë e qartë që dhe thirrjet nga Sekretarja Clinton dhe nga vetë partnerët tanë ndërkombëtarë siç është Bashkimi Evropian dhe organizata të tjera, kanë qenë tepër të qarta dhe tepër miqësore, dashamirëse ndaj Shqipërisë, pra që duke treguar një vullnet pozitiv, një bashkëpunim pozitiv, ne do mund të kalojmë ato reforma dhe të miratojmë ato tre ligje të mbetura për të marrin statusin e vendit kandidat, për ti shërbyer vendit sa më mirë. Sepse duhet ndarë interesi i ngushtë i një partie politike apo disa partive politike të caktuara nga interesat madhore të vendit. Për këtë arsye unë mendoj që ky moment kaq i bukur, kaq pozitiv, kaq emocionues i zgjedhjeve në SHBA, le të shërbejë si një momentum shtytës edhe për ti dhënë një frymë më pozitive vetë politikës në Shqipëri.


 A është e mundur që ta realizojë bashkëpunimin politika shqiptare? 

Ne si LSI, siç edhe ju jeni në dijeni nga mediat dhe publiku shqiptar, gjithnjë  kemi qenë për një etikë më të maturuar, më të pjekur të politikëbërjes në Shqipëri. Gjithnjë kemi bërë thirrje për bashkëpunim, mjafton të hapni arkivat mediatikë dhe të shihni të gjithë deklaratat në vite të LSI-së, për sa i përket nevojshmërisë së bashkëpunimit politik sidomos në momente kyçe të vendit, në rrugëtimin dhe në përmbushjen e axhendës evropiane të vendit. E kemi bërë këtë me besimin e plotë se klasa politike mundet të punojë së bashku, dhe në momente kritike, shpesh herë dhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, e ka treguar se mund të ulet në një tryezë dhe mund të bashkëpunojë dhe mund të kalojë ato ligje apo ato reforma përmes një konsensusi të gjerë. Kjo nuk duhet bërë vetëm në disa momente specifike të zhvillimit të politikës në Shqipëri por duhet bërë në vazhdimësi. Politika duhet të bashkëpunojë gjatë gjithë kohës. Bashkëpunimi politik, për ne si LSI, është një domosdoshmëri dhe duhet të jetë gjithnjë një praktikë në vazhdimësi, jo një praktikë sporadike që  e hasim ose e shohim vetëm atëherë kur miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë ndërhyjnë dhe të na shtyjnë përmes presionit ti puqin të dy palët bashkë, për të arritur marrëveshje të caktuara. 

Kështu që në këtë kontekst, a është e mundur? Absolutisht që po! Ndryshe nuk do bënim thirrje, nuk do kishim besim se në politikë mund të arrinim zhvillime pozitive. Dhe po të shohim 20 vitet e kaluara në Shqipëri ka zhvillime pozitive. Politika nuk ka qenë ajo që ka qenë më përpara, vërtet ka konflikte, vërtet ka mos rënie dakord mes palëve, kjo është normale në një demokraci sepse në fund të fundit një demokraci në zhvillim kërkon edhe përplasje politike, por le të bëhen këto përplasje në emër të çështjeve madhore të vendit. Le të bëhen këto në platforma institucionale siç është Parlamenti, jo në rrugë siç ka qenë praktika gjatë dy-tre viteve të fundit. Shpresoj të jemi në rrugë të mbarë sepse gjatë muajve të fundit kemi parë disa shenja pozitive për sa i përket konsensusit për të arritur disa prioritete të nevojshme. 

Tashmë jemi edhe përballë dhënies së verdiktit nga BE-ja për statusin e vendit kandidat në rrugën drejt integrimit europian. 

Jo vetëm dhënie të verdiktit, por më tepër marrjes së vendimit nga vendet anëtare në dhjetor. Është e rëndësishme të kuptojmë që këto vende anëtare duhet të marrin një vendim. Secili vend anëtar merr një vendim që një vend si Shqipëria të jetë apo jo kandidat për anëtarësim, dhe si vendimmarrës, ata duhet të binden që këtu në Tiranë ka një frymë pozitive bashkëpunimi dhe ka një përqendrim të të gjithë klasës politike,veçanërisht partive kryesore, mazhorancës dhe opozitës për të arritur dhe për të përmbushur ato prioritete që janë kërkuar nga BE. Nuk kërkohet shumë dhe nuk e kuptoj përse përdoren kushte dhe kushtëzime. 

Më lejoni t’ju kujtoj etikën tepër të lartë të presidentit Obama. Ai, duke e kuptuar qartë se rezultati tepër i ngushtë është edhe një shenjë e përçarjes tepër të madhe që ekziston sot në SHBA, si një vend i ndarë me thikë, në dy kampe, duke kuptuar rëndësinë e kësaj përçarje të popullit dhe elektoratit amerikan, presidenti Obama bëri thirrje për sa më shumë bashkëpunim dhe propozoi që në javët në vazhdim të ulet bashkë me Mitt Romney-n për të parë se si mund të punojnë së bashku në interes të vendit sepse në fund të fundit SHBA, Evropa, por edhe e gjithë bota përballet me një krizë të paprecedentë globale e cila mund të zgjasë edhe deri në 4-5 vjet ndoshta, sipas disa analistëve. Për t’u bërë ballë këtyre sfidave, Obama i bën ftesë Romney-t për t’u ulur bashkë dhe për t’u konsultuar, pavarësisht se nuk është i detyruar ta bëjë këtë. Është një etikë e lartë qytetare e cila në Shqipëri ka munguar në histori, dhe ne si LSI po mundohemi fort që ta institucionalizojnë kulturën e politikëbërjes qytetare dhe etike në Shqipëri, ndaj duhet të marrim shembull nga SHBA.
Ralf Gjoni: Vizita e Klintonit në Tiranë - mbështetjeje Shqipërisë, apel bashkëpunimi politikës
LSI: Ti përgjigjemi inkurajimit amerikan me bashkëpunim e përgjegjshmëri politike.

I ftuar në platformat televizive të Ora News dhe ABC News, Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së Ralf Gjoni, përshëndeti ardhjen e Sekretares së Shtetit të SHBA znj. Hillary Clinton në Tiranë, si një mesazh tepër të qartë mbështetjeje nga SHBA për Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë 100-Vjetor, por edhe si një apel të fortë drejtuar klasës politike në vend, për më tepër bashkëpunim, më tepër përgjegjshmëri, në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë rajonin. 


Ralf Gjoni, pasi shprehu solidaritetin me familjet e viktimave të uraganit Sandy në SHBA, u shpreh se Znj. Klinton vjen në një Shqipëri të tjetërsuar nga ajo që vizitoi ish Sekretari i Shtetit James Baker më shumë se 20 vjet më parë. 

Ndyshe nga ish-Sekretari Baker, që gjeti një Shqipëri të rrënuar, të sapodalë nga diktatura dhe izolimi, Sekretarja Klinton vjen në një Shqipëri të zhvilluar, me demokraci funksionale pavarësisht problemeve, anëtare të NATO-s, partnere të denjë të SHBA në disa operacione globale për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit, një vend që pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ku qytetarët tashmë lëvizin lirisht në hapësirën Schengen, një vend me një shtresë të mesme që mbron interesat e stabilitetit politiko-ekonomik, dhe me qytetarë që kërkojnë më tepër nga politikanët e tyre” – tha Gjoni. 

Gjithashtu Ralf Gjoni shtoi: “Duke analizuar kontekstin e sfidave të krizës së brendshme ekonomike në Amerikë, por edhe të vëmendjes së zhvendosur në rajone të tjera të botës, si në Afganistan, Irak, Siri e në vendet e Pranverës Arabe, vizita e Sekretares Klinton në Ballkanin Perëndimor merr një dimension tjetër më të rëndësishëm, duke e rikthyer vëmendjen diplomatike e mediatike sërish drejt një rajoni historikisht domethënës për Evropën, dhe aktualisht të rëndësishëm për të ardhmen e saj”.

Ralf Gjoni u shpreh se vizita e Sekretares Klinton konfirmon fort mbështetjen e SHBA për popullin shqiptar, për integrimin evropian të Shqipërisë si dhe për ecurinë më të shpejtë të përmbushjes së reformave të nisura në këtë drejtim, duke ardhur në Tiranë në dy momente kyçe për vendin, atë të 100 Vjetorit të Pavarësisë dhe disa javë përpara miratimit të statusit të vendit kandidat në BE. 

Gjithashtu, Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, theksoi se Klinton vjen në Shqipëri për të dhënë edhe një mesazh inkurajues bashkëpunimi, duke i drejtuar një apel të qartë politikës shqiptare për më tepër bashkëpunim në interes të vendit, më tepër konstruktivitet dhe më pak konfliktualitet. 

Në këtë drejtim, Ralf Gjoni konstatoi se mesazhi i Sekretares Klinton shkon paralel me mesazhet gjithnjë në vazhdim të Lëvizjes Socialiste për Integrim për eliminimin e konflikteve të pakuptimta politike, dhe lënien mënjanë të interesave personale kur bëhet fjalë për interesa madhore të vendit, siç është përmbyllja e 3 prioriteteve të mbetura përpara marrjes së vendimit për statusin e vendit kandidat në Dhjetor. 

Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni, përshëndeti gjithashtu edhe deklaratën e përbashkët të Sekretares Klinton dhe Baroneshës Ashton në Prishtinë një ditë më parë, në mbështetje të integritetit territorial të Kosovës, si një mesazh të qartë drejtuar Beogradit se realiteti tashmë në Ballkan ka ndryshuar dhe se kufijtë në rajon janë të pacënueshëm.

Cili popull ka vuajtur më shumë se shqiptarët gjatë këtyre 100 viteve në rajon?” – u shpreh Gjoni – “dhe kush më tepër se shqiptarët ka përfituar nga proceset integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit? Kjo falë edhe mbështetjes së fuqishme të SHBA dhe të kontributit të çiftit Klinton gjatë viteve të fundit”.

Ndaj dhe LSI beson se klasa politike shqiptare duhet ti përgjigjet mirëbesimit të partnerëve tanë dhe mesazhit inkurajues të znj. Klinton përmes bashkëpunimit konstruktiv, rritjes së përgjegjshmërisë dhe përqendrimit në ato çështje të rëndësishme që kërkon integrimi evropian dhe e ardhmja e vendit” – u shpreh Gjoni.

PER HERE TE PARE NE SHQIPERI, DEBAT LIVE NE FACEBOOK

Nesër në mbrëmje, për herë të parë në Shqipëri, një parti politike do të organizojë një Takim Live në Facebook, me pyetje përgjigje në kohë reale.

Drejtuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI), Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj do të drejtojnë një debat live vetëm në Facebook, për të gjithë shqiptarët kudo që të ndodhen. Eshtë hera e parë që një debat shoqëror e politik nuk organizohet në platformat e ekraneve të televizioneve, por vetëm në internet. Gjatë këtij eventi, të rinjtë do t’u përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve live për tematika të ndryshme si: mundësitë për punësimin e të rinjve, arsimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në politikë.

Pyetjet do të mund të dërgohen me tekst, apo me video. Të Hënën në mbrëmje, mbi 300 të rinj kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këte debat, i cili fillon të Martën në orën 8, në faqen e Facebook-ut të LSI-së (https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim). Ky event live, vjen 2 ditë pas përfundimit të Konventës Kombëtare të LSI që u zhvillua në Pallatin e Sportit në Tiranë.

E pershendes kete iniciative, dhe shpresoj qe te tjera do ndjekin, jo vetem nga LSI, por edhe nga grupe te tjera politike ne Shqiperi.

Tuesday, March 20, 2012

ILIR META HONORED AS “MOST POSITIVE PERSONALITY IN FOREIGN POLICY”

During his visit in Slovenia, Chairman of Socialist Movement for Integration (LSI) Mr. Ilir Meta was presented with the “Most Positive Personality in Foreign Policy for 2010” Award by IFIMES, the International Institute for Middle-East and Balkan Studies, in Ljubljana.


During the awards ceremony, on the occasion of the 10th Anniversary of IFIMES, the award was presented to Mr. Meta by former Croatian President Mr. Stjepan Mesic, at the same time Honorary President of IFIMES.


Mr. Meta was praised as the most positive political personality for 2010, when he served as Deputy Prime Minister & Foreign Minister, for his positive and concrete contribution in exercising the foreign policy of Albania and for his personal and institutional influence in strengthening good regional and neighborly relations amongst the countries of the Western Balkans. IFIMES praised Meta’s vision at the head of Albanian Diplomacy as a political personality with a regional weight and with a clear purpose to create a more open, positive and integrated region.

During his speech, Mr. Meta said:


“Thank you to IFIMES and President Mesic for the great honor in presenting me with this award in recognition of our efforts to achieve a region without barriers, in peace and stability and with long term prosperity.

I am proud that Albania has always practiced a very positive and constructive foreign policy towards its neighbors, contributing for a better region. We believe that our constructive policy comes first of all, from our regional weight and responsibility, as a country surrounded by Albanians living in neighboring countries, and secondly, because we serve our national interest with pragmatism.


Better relations and less barriers we have between our countries, better it will be for the lives of all our citizens. Albania has excellent relations with all its neighbors. We have removed barriers with Macedonia, Montenegro and Kosovo. Our citizens now travel only with ID cards to these countries. We have also drastically improved our infrastructure in order to facilitate better movement of people and goods between our countries.


Relations between Albania & Serbia are key for the future of our region. This is why I visited Belgrade 2 years ago and the Preshevo Valley, in order to give a message of hope and cooperation.

Kosovo is now independent. The European Union is preparing a roadmap for visa liberalization and a feasibility study for a Stabilization Association Agreement for the future integration of Kosovo. I praise the recent agreement between Serbia and Kosovo, but now it is important that its points are implemented on the ground, with mutual respect.


The future of all our countries is in the European Union. We don’t need nationalism, no borders and no hatred. We need more love, more human & economic exchanges and an integrated region with a safe future in Europe.

As politicians, we have the responsibility to stand up to the vision of our common future and take difficult and responsible decisions, which in the end can only serve prosperity and stability for all our people. This is why now we should act with courage and pragmatism. We should all look to the future of our children, not to the past of our grandfathers. I thank you for this great honor and appreciation”.


Other awards were also presented to Professor Dr. Ernest Petrič, President of the Constitutional Court of the Republic of Slovenia, who received the award for his lifetime achievements; Zoran Živković, former Prime Minister of the Republic of Serbia, who received the award for his outstanding contribution to promoting democratic changes in Serbia;. Jelko Kacin, Member of the European Parliament and Vice-Chair of the EP Delegation for South-East Europe, who received the award for "The most visible European politician in the West Balkans"; and Amir Ahmić, the liaison officer with the Hague International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia, who received the award for "his contribution to promoting truth, justice and reconciliation".


* Further information on IFIMES and the ceremony can be found online

Very Positive political meetings in Slovenia


We had a fantastic time with Ilir Meta in Ljubljana where we met with Roman Jakic, Head of the EU Affairs Committee at the Slovenian Parliament, with Janko Veber, Leader of the Parliamentary Group of the Social Democrats and had a wonderful warm reception by former Mayor of Ljubljana and Head of the newly founded party Pozitivna Slovenija Zoran Jankovic. Very encouraging to see that Slovenia remains a stern supporter of Albania's EU integration and very thankful to our friends in Ljubljana.

For Albanian version of the news click here

Friday, March 16, 2012

Extreme nationalistic movements have no place in Albania

Tirana Observer: The Socialist Movement for Integration (SMI) says nationalistic and xenophobic movements have no place in Albania. “We Albanians are a role model of tolerance, co-existence and constructiveness. The whole world appreciates these traits in us,” said the SMI International Secretary Ralf Gjoni. He said the recent interethnic incidents in the Former Yugoslav Republic of Macedonia are sporadic and do not harm the relations between Tirana and Skopje. According to him, the two countries are an example of good neighbourhood, as shown also through the December 2011 agreement on border crossing only with ID cards. Further, Gjoni said electoral reform has not to do only with the EU integration process but also with the well-functioning of democracy. As such, he held that the electoral code should be able to translate the people’s vote into parliamentary seats. He said the new president should be a guarantor of the Constitution and should reflect moral integrity and political courage. He said the process for the selection of the new president will be constitutional in any case, but it would be important for the process to be constructive. According to him, Albania would have obtained the EU candidate country status two years ago if it weren’t for the “destructive policies pursued masterfully by the opposition”. (Tirana Observer, p. 3)

SHQIP: Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, në një intervistë për “Tirana Observer” flet aktualitetin politik, reformën zgjedhore, debatin presidencial, si edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Po ashtu ai flet edhe Aleancën Kuq e Zi, për të cilën Gjoni thekson “se nacionalizmi ekstrem apo ksenofobia kanë vend në Shqipëri, kur ne kemi qenë dhe mbetemi model i tolerancës, bashkëjetesës dhe konstruktivitetit në rajon. Për këtë na vlerëson e gjithë bota”

LEXO ME TEPER TEK TIRANA OBSERVER ONLINE

Sunday, March 11, 2012

Incidentet ne Maqedoni kerkojne pjekuri politike dhe te mos keqperdoren per interesa te ngushta

Pas incidenteve te fundit shqetesuese ne Maqedoni, LSI denon ashper
dhunen e ushtruar ndaj individeve te cdo etnie, duke bere thirrje per
qetesi dhe pjekuri qytetare e politike te te gjitha paleve.

Vleresojme angazhimin e autoriteteve maqedonase per hetimin e plote
dhe per ndalimin e shkaktareve te incidenteve te panevojshme etnike qe
synojne vetem ne prishjen e klimes se paqes dhe sigurise ne rajon.

LSI u ben thirrje gjithashtu te gjithe aktoreve politike ne te dy anet
e kufirit, por edhe pertej vendeve tona fqinje, te distancohen nga
keqperdorimi i incidenteve te tilla per interesa te ngushta politike.

Shqiperia dhe Maqedonia kane arritur nje bashkepunim te shkelqyer
gjate viteve te fundit, dhe asnje faktor qe acaron klimen miqesore,
nuk duhet toleruar, por duhet denuar.

Sot lipset durim, pjekuri dhe sens pergjegjesie nga te gjithe, per ti
sherbyer rikthimit te menjehershem te qetesise ne sherbim te
marredhenieve sa me te mira nderetnike dhe fqinjesise se mire mes
vendeve tona.

Ralf Gjoni
Sekretar Nderkombetar / LSI

Monday, February 27, 2012

Albanosfera ka nevoje per qytetari politike integruese dhe mireqenie, jo ekstreme nacionaliste te panevojshme


Shqiptaret ne te gjitha vendet e rajonit kane nevoje per qytetari politike dhe politika integruse, jo per ekstreme nacionaliste te panevojshme. Keshtu deklaroi Sekretari Nderkombetar i LSI Ralf Gjoni, i cili mori pjese ne forumin e Albanosferes qe u zhvillua ne Prishtine kete fundjave.

Ky ishte takimi i dyte i ketij forumi dy-ditor me fokus ne Europianizimin e Albanosferes dhe ku moren pjese perfaqesues politike dhe te shoqerise civile nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe per here te pare edhe perfaqesues nga Lugina e Presheves. Forumi u organizua nga G99 dhe Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert

Z. Gjoni pershendeti organizatoret e ketij forumi duke theksuar se "Levizja Socialiste per Integrim e ka ne zemer te politikave te saj te hershme vizionin e integrimit rajonal si nje strategji e mirefillte per te arritur nje integrim evropian te perbashket e te suksesshem dhe mireqenie per te gjithe shqiptaret kudo qofshin".

Ralf Gjoni theksoi se ndersa duhet folur per Albanosfere, duhet gjithashtu nje vizion per nje Ballkanosfere, ku faktori shqiptar duhet pare si kyc per te ardhmen, dhe per kete arsye "shqitaret kudo qofshin, duhet te sherbejne si ura te forta lidhese mes vendeve respektive te rajonit, sepse vetem duke u afruar me njeri-tjetrin do te mund te afrohen ne menyre dinjitoze me Bashkimin Evropian".

Ne kete kontekst, ai tha se LSI si nje parti qe ne gjenezen e saj ka patur eksponente politike me nje vizion te qarte rajonal, eshte sot nje parti qe po perdor pjesemarrjen e saj ne koalicionin qeverises ne Tirane per te konkretizuar ato ide qe lideret e saj kishin shume vite me pare.

Sot, tha Gjoni, "barrierat e dikurshme jane minimizuar; Shqiperia ka hequr vizat me te gjitha vendet e rajonit dhe qytetaret tane do te mund te levizin me karta identiteti drejt Malit te Zi dhe Maqedonise. Ky realitet do te ishte i paimagjinueshem para nje dekade, kur levizja e lire ishte vetem nje enderr. Sot permes Ministrise se Jashtme dhe strukturave te tjera lobuese, LSI ka arritur te konkretizoje endrren e saj per nje rajon me vende me te integruar, me te hapur e me te nderlidhur me njeri tjetrin".

Gjithashtu, gjate nje bisedimi me studente te Prishtines, Ralf Gjoni tha se sfera politike mbare-shqiptare sot ka nevoje per qytetari dhe maturi politike jo platforma nacionaliste te panevojshme.

"Vetem permes shpirtit konstruktiv mund te arrijme integrimin rajonal dhe ne te ardhmen nje integrim te perbashket e te sigurt ne BE", tha Gjoni, duke shtuar se "politikat tona duhet te kene per qellim konstruktivitetin dhe pragmatizmin me fokus mireqenien, dhe kjo mund te arrihet vetem permes mjeteve institucionale dhe bashkepunimit rajonal mes vendeve ku shtrihet Albanosfera, jo permes politikave konfliktuale te rruges qe bllokojne integrimin".

www.lsi.al